
Një rojë i dehur ka hyrë në pavion dhe ka sharë e ofenduar stafin e infermierëve, gjithashtu ka goditur dhe një familjar të një pacienti. Një situatë e pakëndshme dhe problematike për pacientët dhe familjarët e tyre.
Mësohet se roja i Sanatoriumit ka qenë në gjendje të dehur, kur është futur në pavion dhe në dhomat e të sëmurëve, duke i sharë e ofenduar. Pas kësaj, ka ndërhyrë stafi mjekësor ku edhe me këta të fundit (infermierët) është grindur dhe më pas ka goditur një familjar të një pacienti të shtruar.
Është lajmëruar policia e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa ka bërë edhe shoqërimin e rojës në komisariat.