Arrestohet 20-vjeçari në Kukës! Policia e kap në makinë pa patentë, teksa shiste drogë

Jil
Jil
2 Min Read

Policia e Kukësit ka arrestuar një 20-vjeçar me inicialet M.B në flagrancë gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve. 20-vjeçari është kapur me një automjet, ku nuk dispononte lejen e drejtimit.

Pas kontrollit uniformat blu i kanë gjetur brenda makinës një sasi kanabisi dhe një peshore elektronike. I riu do të jetë në hetim për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Iu gjetën në automjetin që e drejtonte pa leje, një sasi kanabisi, një grirëse dhe një peshore elektronike, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 20 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është ndaluar nga shërbimet e Policisë, te rrethrrotullimi i Gostilit, dhe gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një grirëse dhe një peshore elektronike. Nga verifikimet e kryera më tej rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për hetime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al