Rama në Kukës: “Cunat e Londrës”, merrni tokën 1 Euro dhe…

Jil
Jil
3 Min Read

Kryeministri Edi Rama në Kukës deklaroi me bindje se ky qark në vitin 2030 do të numërojë plot 1 milion turistë, ku qyteti i nëndheshëm do jetë atraksioni kryesor.

“Kukësi ishte i zymtë ku realisht s’kishte asnjë arsye për të ndaluar dhe ku realisht çdo gjë rreth e rrotull të thoshte largohu. Sot padyshim ky është një qytet krejt tjetër. Unë e di që puna jonë nuk ka mbaruar. Dua të siguroj banorët e lagjes 1 dhe 7 se projekti i transformimit do përfundojë.”

Ai vuri theksin te Paketa e Maleve, pati një thirrje edhe për “çunat e Londrës”.

“Pas zgjedhjeve do fillojmë të fusim në punë Paketën e Maleve e cila është në dispozicion të atyre që duan të investojnë në tokat e të parëve, apo në toka ku bien dakord me pronarët për turizëm, agroturizëm, patjetër edhe për blegtori, agropërpunim, agrobiznes duke bërë disa hapa të thjeshtë.

E para toka që është fakt, pra pronari fakti, por që nuk figuron në letra, shkon në bashki dhe depoziton kërkesën që t’i njihet kjo tokë si toka e të parëve të tij. Bashkia e përcjell në Këshillin Bashkiak dhe bën afishimin për 30 ditë. Bashkia bën verifikimin.

Në momentin që mbaron 30 ditëshi dhe personat rezultojnë që janë të pa kontestuar, Këshilli Bashkiak i jep vendimin që mund të bëjnë një investim  në tokën e tyre.

Me atë vendim, ata bëjnë një projekt dhe në Ministrinë e Ekonomisë bëjnë një kontratë dhe tokën e marrin me 1 Euro, e investojnë. Kur mbaron investimi marrin lejen për ta regjistruar në hipotekë si pronën e tyre.

Nëse ndodh që pasi ata e kanë kryer investimin dhe e kanë regjistruar në hipotekë dhe del dikush që i thotë prit se jam unë, ky personi që ankohet nuk ka mundësi t’ju ndërhyjë në atë që kanë bërë, por shteti merr përsipër ta gjykojë dhe ta kompensojë diku tjetër.

E di që na dëgjojnë edhe çunat në Londër. Për 500 aplikimet e para, për 10 vjet nuk do paguani asgjë. Thjesht do bëjnë investimin dhe 10 vjet nuk do kenë asnjë taksë për të paguar”, tha kryeministri.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al