Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen burrë e grua

Jil
Jil
2 Min Read

Peqin, 1 Maj 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 14:35, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, në vendin e njohur si Vidhas.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i njërës prej makinave dhe bashkëshortja e tij.

Të dy janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga informacionet fillestare mësohet se një nga automjetet kishte ndaluar për furnizim me karburant dhe në përpjekje për t’u rikthyer në rrugën kryesore, është përplasur me një automjet tjetër që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjetet të devijojnë nga rruga dhe të përfundojnë jashtë saj, njëri mbi tjetrin.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Grupi hetimor po vlerëson nëse shkelja e rregullave të qarkullimit apo mungesa e sinjalistikës rrugore ka ndikuar në ngjarje.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në pikat e ndjeshme të qarkullimit si dalje dhe hyrje pranë pikave të karburantit apo ndërprerjeve të rrugëve dytësore. /noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al