
Një makinë është gjetur duke u shkrumbuar nga flakët në Balldre. Dyshohet se automjeti i përket autorëve të ngjarjes me 5 të plagosur në Laç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13: pranë ish-Gjykatës së Kurbinit dhe sipas policisë dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave.
Të gjithë të plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Shërbimet e Policisë së Lezhës kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave, ndërsa në ndihmë të u kanë shkuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.
Ndërkohë, blutë e Lezhës informojë se po punohet për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar.
Të plagosurit janë:
Angjelina Gjezaj;
Amarildo Ndoj;
Liridon Ismaili;
Daniel Gjeloshi;
Geri Bitri.