
Shkodër, 5 maj 2025 – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Shkodër–Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, kur shtetasja Z. K., duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë. Fatkeqësisht, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, me drejtuesen e mjetit po kryhen veprimet procedurale përkatëse.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor.
Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
