
Xhisiela Maloku është rikthyer edhe njëherë në vëmendjen e mediave.
Sot, për herë të dytë, ajo është parë që të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Por nuk dihet se përse është kërkuar që të dëshmojë në SPAK.
Teksa futej në godinë, ajo ishte e shoqëruar nga një vajzë tjetër.
Herën e fundit që ajo ishte temë në media, kishte të bënte me historinë që kishte me Rexhep Rrajën, djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.