Ngacmoi dy vajza të reja në rrugë/ Arrestohet shqiptari në Itali

Jil
Jil
2 Min Read

ITALI- Një vajzë 20-vjeçare ka shkuar në Stacionin e Karabinierëve në Tor Bella Monaca, pasditen e 26 prillit, për të denoncuar një rast ngacmimi. Ajo ka shprehur se ndërsa ndodhej pranë stacionit të metrosë C “Due Leoni”, një djalë i panjohur i ishte afruar dhe pasi e kishte sulmuar nga pas, e kishte prekur në pjesët intime. Djali i panjohur më pas ishte larguar me vrap, falë reagimit të vajzës që bërtiti për të kërkuar ndihmë.

Ajo tregoi gjithashtu përpara karabinierëve se e kishte njohur në agresorin e saj të njëjtin person që, mbrëmjen përpara se të bënte denoncimin, e kishte ndjekur pranë të njëjtit stacion të metrosë C, duke kryer akte të turpshme para saj. Viktima e këtij rasti arriti të jepte edhe një përshkrim të makinës që dyshohej të ishte përdorur nga agresori. Mkina më pas u gjet e parkuar dhe e mbyllur me çelës në rrugën Partanna, pranë kryqëzimit me rrugën Valledolmo. Kur i dyshuari u kthye për të marrë makinën, policia bëri të mundur kapjen e tij në vend.

Hetimet e mëvonshme zbuluan prova të rënda ndaj 24-vjeçarit me origjinë shqiptare, duke e lidhur atë edhe me një episod të dytë të dhunës seksuale. Ngjarja daton më 4 prill dhe viktimë ishte një vajzë romane 23-vjeçare, e sulmuar në mënyrë të ngjashme me rastin e mëparshëm.

Edhe në atë rast, viktima kishte denoncuar se, ndërsa po ecte në rrugën Augusto Casciani, në kryqëzim me rrugën Amico Aspertini, ishte kapur nga pas nga një person i panjohur, i cili e kishte shtyrë, duke e rrëzuar në tokë dhe më pas e kishte prekur në pjesët intime, duke tentuar t’i hiqte pantallonat. Për shkak të rezistencës së vajzës, autori më pas ishte larguar me vrap, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al