Komisioni i Disiplinës pezullon presidentin ei Dinamos dhe trajnerin

Jil
Jil
4 Min Read

Tiranë- Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ka marrë vendimet përkatësë sa i takon ngjarjeve të javë që lamë pas në futbollin e vendit tonë.

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi është pezulluar me 6 ndeshje, po aq sa trajneri i skuadrës, Ilir Daja, me motivacionin e njëjtë, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Akileu Ndreca dhe Redon Raza janë pezulluar me nga dy ndeshje, për sherrin në ndeshjen Tirana-Pogradeci.

VENDIMET:

Zyrtari i AF Elbasani, Armand Mehmeti, për sjellje josportive ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Zyrtari i FC Dinamo City, Adrian Bardhi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit. Lojtari i KF Tirana, Akileu Ndreca, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Lojtari i KF Pogradeci, Redon Raza, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Lojtari i KS Burreli, Lorenxho Murra, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Lojtari i KF Vllaznia U-21, Erigestino Pepnikaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Lojtari i KF Tirana U-21, Helsen Sholla, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Lojtari i FC Dinamo City U-21, Alesio Koci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Lojtari i KF Egnatia U-21, Egiljano Kokonozi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. AS F.Shehu U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Luftëtari U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%. AF Luftëtari U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AS F.Shehu U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%. Rrëzimin e kërkesës së zyrtares të KFF Gramshi, Edonisa Aliu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al