
FIER- Shoferi i ambulancës që u aksidentua ditën e djeshme në aksin Fier- Lushnje është vënë në pranga ditën e sotme nga policia. Bëhet me dije se në pranga është vënë 64-vjeçari me inicialet J.T.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. T., 64 vjeç, banues në Skrapar, pasi dje, autoambulanca që drejtonte ky shtetas, u përplas me kamionin që drejtonte shtetasi I. S”, njofton policia.
Në aksident u përfshi ambulanca e cila u përplas me një kamion. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 4 persona. Të lënduarit ndodhen në spital ku janë nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.