
RRËSHEN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një elektriçist ka humbur jetën teksa po çonte energjinë elektrike në një qendër votimi në Kodër Rrëshen.
Viktima është identifikuar si shtetasi Emiljano Bunga. Nga incidenti raportohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy elektriçistë të tjerë. Ata ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.