Përndiqte një 48-vjeçare dhe i shpërndante të dhënat personale në rrjetet sociale, arrestohet një person në Vlorë

Jil
Jil
1 Min Read

VLORË- Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi ai përndiqte një 48-vjeçare. Policia gjithashtu bën me dije se i arrestuari gjithashtu ka shpërndarë të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale.

Arrestimi i tij u krye pas denoncimit nga 48-vjeçarja me inicialet A. Gj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Vlorë ndaluan shtetasin K. Rr., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja A. Gj., 48 vjeçe, se ky shtetas e përndjek dhe shpërndan të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al