Përleshje me armë mes shqiptarëve në Itali, një i vrarë e një i plagosur

Jil
Jil
1 Min Read

Një konflikt mes dy shqiptarëve në Itali ka përfunduar tragjikisht, me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë sherrit, një nga të përfshirët ka goditur me thikë në bark një shqiptar tjetër, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Viktima është një burrë rreth 35 vjeç, por ende nuk është identifikuar, pasi nuk kishte dokumente me vete.

Policia dhe ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur edhe një person tjetër të plagosur, një 21-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është dëmtuar teksa përpiqej të ndihmonte viktimën nga sulmuesi.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për vrasje me dashje, ndërsa dy persona janë aktualisht nën hetim si të dyshuar.

Autori i dyshuar i vrasjes është ende në arrati dhe kërkimet për kapjen e tij janë në zhvillim. Thika e përdorur në sulm nuk është gjetur deri tani.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al