Zgjedhjet Parlamentare 2025/ Deri në orën 10:00, pjesëmarrja në votime 13.15%

Jil
Jil
1 Min Read

Sot, më 11 maj 2025, qytetarët shqiptarë po votojnë për përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë. Janë mbi 3.7 milionë shtetas me të drejtë vote në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 10:00 të mëngjesit pjesëmarrja në votime ka arritur në 13.15%. Të dhënat janë mbledhur nga 1389 qendra votimi, nga gjithsej 5225

Në këto qendra, nga 930,271 zgjedhës në listat përkatëse, kanë votuar 119,697 persona.

Krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 25 prill 2021, ku në të njëjtën orë pjesëmarrja ishte 16.66%, niveli i sotëm i pjesëmarrjes paraqitet dukshëm më i ulët.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania