U përplas nga shoferi i dehur me shpejtësi ‘skëterrë’, ndërron jetë polici në Peshkopi

Jil
Jil
1 Min Read

Efektivi Veli Gjura ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, ku ishte shtruar pas një aksidenti të rëndë.

Ai u përplas nga një makinë disa ditë më parë, ndërsa po ecte në trotuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, plagët e marra rezultuan fatale.

Ngjarja tragjike u shënua ditë më parë, rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia të qytetit të Peshkopisë. Sipas informacionit zyrtar nga policia, një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., i cili po drejtonte një mjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur fillimisht një punonjës policie, e më pas është ndalur mbi një dyqan.

Efektivi i policisë, Veli Gjura, u plagos rëndë në vendngjarje dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i automjetit ndodhej nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e komisariatit, ku po kryhen procedurat ligjore.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania