
Exit Poll i publikuar nga Baton Haxhiu, rreth nje ore pas mbylljes se votimeve, flasin për një fitore të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme në Shqipëri.
Nga exit poll në rang kombëtar rezulton se socialistët kanë marrë 79 mandate, ose pesë më shumë se katër vjet më parë.
Demokratët e Sali Berishës rezultojnë me 54 mandate me 38% të votave në rang vendi.
Nga ana tjetër PSD-ja e Tom Doshit mund të marrë tre mandate, ku dy i ka në Shkodër dhe një në Tiranë me 2.2% të votave në rang vendi.
Partia Mundësia e Agron Shehaj merr 3.6% të votave në rang kombëtar, por arrin të marrë vetëm 2 mandate, për shkak të shpërndarjes së gjerë të votave në gjithë Shqipërinë dhe përqendrimit vetëm në qarkun e Tiranës.