
Kukës, 12 maj 2025 – Numërimi i votave në Qarkun e Kukësit është përmbyllur dhe rezultatet zyrtare tregojnë një fitore të qartë për Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka marrë 18,934 vota, që përbëjnë 52.95 për qind të totalit.
Partia Socialiste e Shqipërisë, që deri tani kryeson në nivel kombëtar, në Kukës është renditur e dyta me 10,970 vota ose 30.68 për qind, duke humbur ndjeshëm ndaj opozitës në këtë qark verior.
Në vendin e tretë ka dalë Partia Socialdemokrate (PSD), e cila ka marrë 5,061 vota ose 14.15 për qind, duke tejkaluar forca të tjera më të vogla në këtë zonë.
Ky rezultat e bën Kukësin një nga qarqet ku opozita ka arritur një fitore të thellë, përkundër prirjes së përgjithshme kombëtare ku Partia Socialiste mban shumicën e votave të numëruara. /noa.al