
Një 51-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në qytetin e Kukësit. Si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar ‘Kroi’ është bërë i mundur arrestimi i Lutfi Micit, banues në fashtin Tejdrinë. Ky i fundit dyshohet se ka kultivuar rreth tre parcela me qindra rrënjë kanabis në Kukës në vitin 2024 në bashkëpunim me vëllanë e tij, Nuredin Mici.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të operacionit policor “Kroi”, vuri në pranga shtetasin L. M., 50 vjeç, banues në fshatin Tejdrinë.