
Janë numëruar 5034 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në 6 qarqe të vendit, ndërsa procesi është mbyllur në 6 të tjera.
Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 727,155 vota, ose 52.2%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.
Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 477,405 vota, ose 34.2%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 51,348 vota.
Më pas vjen Partia Socialdemokrate me 46,703 vota dhe partia Mundësia me 41,698 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 20,045 vota.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 727,155 vota – 52.2%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 477,405 vota – 34.2%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 51,348 vota – 3.7%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 46,703 vota – 3.4%
Partia Mundësia – 41,698 vota – 3.0%
Lëvizja Bashkë – 20,045 vota – 1.4%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 18,458 vota – 1.3%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,390 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,874 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 2,037 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 1,001 vota – 0.1%