
Shqipëria ka njohur bum turistik vitet e fundit. Kjo falë bukurive natyrore, por edhe investimeve në këtë fushë.
Veçohet Ksamili, perla e Jonit.
Por jo të gjithë ndajnë mendime pozitive.
Gazeta britanike “The Sun” e cituar më pas edhe nga Daily Express, paralajmëron pushuesit se në Shqipëri ka “mafie”.
Në një artikull të shkurtër të titulluar “Ana e errët e Maldiveve të Evropës”, Daily Express thotë se turistët kërkojnë të largohen nga vende si Greqia dhe Spanja për të eksploruar vende më pak të populluara.
Artikulli citon profesorin e kriminologjisë, Xavier Raufer, i cili thotë se Shqipëria ka 30 familje mafioze, dhe se mafiozët më të fuqishëm janë bazuar në vendet bregdetare, e thënë ndryshe aty ku shkojnë turistët. Ai paralajmëron edhe për “trafikim të qenieve njerëzore” dhe thotë se vendi ynë është pjesë e linjës së trafikut të heroinës nga Afganistani.
“Do t’i gjeni këto familje në të gjithë Shqipërinë – sigurisht, më e fuqishmja është ajo përgjatë detit sepse është më e mirë për trafikim, tha ai.