
Teksa PS po feston fitoren e zgjedhjeve, një lajm i bujshëm është bërë me dije dje. Më 17 maj, Tirana do të jetë mikpritëse e një forumi të rëndësishëm ekonomik, ku do të diskutohet potenciali i investimeve në Shqipëri, Ballkan dhe tregjet në zhvillim. Një nga folësit kryesorë të eventit do të jetë Jared Kushner, themelues dhe CEO i Affinity Partners, dhe njëkohësisht një nga zërat më të njohur në botën e financave dhe diplomacisë ndërkombëtare.
Në panelin me titull “Hoë Far Can Investment Go in Uniting Albania, Emerging Markets, and Beyond?”, që zhvillohet nga ora 10:05 deri në 10:20 të mëngjesit, do të trajtohet sesi investimi mund të shërbejë si urë lidhëse midis tregjeve të konsoliduara dhe atyre dinamike që po ngjiten në skenën globale. Nuk e dimë nëse Kushner do të jetë fizikisht në Tiranë, apo do të jetë online. Në po të njëjtin event pritet të jetë dhe presidentit francez Makron. Në programin e bërë publik nga Fii Institute, duket qarë që një ndër folësit është Kushner