
Kamerat e vendosura në uniformat e policisë amerikane kanë kapur momentin kur policia e Çikagos arreston një pasagjer të armatosur me një armë të mbushur në një aeroplan në aeroportin ndërkombëtar O’Hare.
Ia arrestuari është një shqiptar i identifikuar si Besnik Ismajlaj, 53 vjeç.
Shqiptari kaloi kontrollin e sigurisë me armën gjatë një ndërrimi turni në një pikë kontrolli sigurie të TSA muajin e kaluar, dhe hipi në fluturimin e tij me një pistoletë gjysmëautomatike Glock 9 mm në çantën. Videoja e publikuar tregon Ismajlajn të ulur në klasin e parë kur autoritetet futen brenda dhe e shoqërojnë atë duke e larguar nga aeroplani.