
Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka marrë një vendim të rëndësishëm që pritet të zhbllokojë procesin zgjedhor: hapjen e kutive dhe vijimin e numërimit të zarfeve me vota të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi.
Vendimi i Celibashit vjen pas ndërprerjes së procesit të numërimit më 11 maj, me kërkesë të Partisë Demokratike, që e cilësoi procesin si të paqartë dhe të paplotë në aspektin ligjor.
Në deklaratën zyrtare, Celibashi thekson se procesi do të vijojë në përputhje me ligjin dhe me transparencë të plotë. “Do të numërohet dhe vlerësohet çdo dokumentacion zgjedhor i ardhur jashtë territorit të Shqipërisë,” tha ai, duke konfirmuar se përfshirë në këtë vendim janë edhe zarfet nga Greqia, të cilat ishin administruar, por ende të pashqyrtuara sipas vendimit të mëparshëm të KSHZ-së (nr. 1121, datë 12.05.2025).