Aksidentohen në Berat çifti i turistëve arabë

Jil
Jil
1 Min Read

Një automjet ka dalë nga rruga në lagjen “10 Korriku” të Beratit, pranë Kishës Shën Thanasi.

Në makinën tip “KIA” udhëtonte një çift turistësh arabë. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë lagështia.

Pas ndihmës së menjëhershme, u bë e mundur nxjerrja nga vendi ku kishin rënë turistët, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Edhe mjeti, i cili duket se është marrë me qira, ka pësuar dëme të vogla.

Turistëve u ka ardhur në ndihmë si policia por edhe shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rrëpira ku kishte rrëshqitur.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania