Kriset xhami i dritares, avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

Jil
Jil
1 Min Read

Split- Një tjetër incident përfshiu kompaninë ajrore norvegjeze Norwegian të martën, kur fluturimi DY1935 në itinerarin Tiranë–Oslo u detyrua të devijojë drejt aeroportit të Splitit në Kroaci, duke bërë një ulje emergjence për shkak të një xhami të krisur në anën e pilotit dhe rënies së presionit në kabinë.

Mediat lokale raportuan se të gjitha shërbimet emergjente ndodheshin në pistë në pritje të avionit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ky ishte incidenti i dytë brenda ditës për të njëjtin avion, i cili më herët gjatë mëngjesit kishte devijuar edhe gjatë fluturimit DY1934 Oslo–Tiranë, duke u ulur në Berlin për arsye që ende nuk janë sqaruar zyrtarisht.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar arsyet teknike dhe procedurat e ndjekura gjatë këtij incidenti të dyfishtë brenda pak orësh.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania