
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani.
Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua ka sulmuar me thikë 12 persona.
Fillimisht, u fol për tetë persona të plagosur, më pas policia sqaroi se tre prej të tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet gjermane janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.