
TIRANË- Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh fliste me një djalë në Instagram, edhe pse ishte e martuar. Djali i ka thënë se është 21 vjeç, ndërsa ajo vetë 26 vjeçe.
Zonja tregon se i kishte dërguar një foto të sajën dhe më pas ai i bënte presion se do e nxirrte në TikTok, nëse ajo nuk i bindej për t’i nisur foto dhe video intime.
“Stop” siguron komunikimin mes dy të rinjve që është shumë shqetësues dhe kërcënues.