
Një automjet tip “Land Rover” u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Lushnje, në zonën e quajtur “Vajkan”.
Fatmirësisht, shoferi dhe një pasagjer arritën të dalin në kohë nga makina, e cila u shkatërrua pothuajse komplet nga zjarri.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për të fikur flakët.