Vodhi çantën plot me para, arrestohet 32-vjeçari! Në banesë iu gjetën edhe lëndë narkotike

Jil
Jil
2 Min Read

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës pasi vodhi çantën e një shtetasi, brenda të cilës kishte shuma parash në lekë dhe në euro.

Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale S.B, rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

Policia ushtroi kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje, 270 fara kanabisi, 6 kubikë në të cilat kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Dibër, pas marrjes së njoftimit se shtetasit M.B., i kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë parash (në euro dhe në lekë) organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasi S.B., 32 vjeç, banues në fshatin Laças, Dibër, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë kontrollit të banesës së 32-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje, 270 fara kanabisi, 6 kubikë në të cilat kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak”– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania