Seanca ndaj Plakut ‘blindohet’ Gjykata e Durrësit

Jil
Jil
2 Min Read

Gjykata e Durrësit është “blinduar” sot nga forcat e policisë. Shkak është seanca gjyqësore, ku Xhevdet Plaku, i arrestuar të enjten nga operacioni “Enigma”, doli për verifikimin e masës së sigurisë.

Bashkë me të janë edhe gjashtë persona të tjerë që do të njihen me masat e sigurisë.

Mes të arrestuarve në “darkën e fundit” të të ashtuquajturit “Akili” ishin edhe Flobens Meçja, Voltan Xhani, Jugert Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja dhe Alfred Hasanaj.

Xhevdet Plaku, një person me rrezikshmëri shumë të lartë, është emër shumë i njohur për Policinë e Shtetit. Ai i ka shpëtuar disa atentateve ndërsa në janar u arratis nga burgu i Ancona-s. Kur u kap në Gjirin e Lalzit, policia tha se ai kishte një armë me fishek në fole, gati për qitje.

Mes shokëve të tij të arrestuar, dy po ashtu janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Flobens Meçja alias Gega, alias Drini ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sigurim kushtesh për vrasje dhe organizatë kriminale. Në momentin e arrestimit ai kishte dy dokumente të tjera të falsifikuara.

Ndërsa 39-vjeçari Voltan Xhani, ishte në kërkim Gjykata e Shkodrës për sigurimin e kushteve për vrasjen e Elis Rroshkodolit në Shkodër.

Pjesa tjetër e të arrestuarve u kapën për veprat penale moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania