
Miniera e Kromit Katjel, ku humbi jetën aksidentalisht 58-vjeçari Sajmir Bego, administrohet nga Gëzim Balla. Gjatë një komunikimi në telefon ai u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht i trishtuar dhe i keqardhur për tragjedinë e ndodhur.
Miniera, sipas Ballës, prej disa ditësh nuk ishte në gjendje pune për nxjerrjen e mineralit.