Vetëvrasja e dizajnerit, familjarët flasin për herë të parë! Zbulojnë të vërtetën e sherrit mes viktimës dhe bashkëshortes!

Jil
Jil
1 Min Read

Lajmi për ndarjen nga jeta të dizajnerit të njohur shqiptar, Festim Isufi, më 9 maj, ka shkaktuar trishtim dhe pasiguri në opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë.

I gjetur pa shenja jete në banesën e tij, rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta, ndërsa në rrjet kanë qarkulluar versione të shumta dhe spekulime.

Për herë të parë pas kësaj ngjarjeje tragjike, një prej vëllezërve të të ndjerit ka folur publikisht, duke u përpjekur të qetësojë zërat që qarkullojnë.

Ai theksoi se familja nuk ka adresuar faj ndaj bashkëshortes së Festimit, Rinës, e cila vazhdon të konsiderohet pjesë e familjes.

“Ne e dimë të vërtetën që ai ma nuk jeton, janë tu u marrë policia e prokuroria edhe besoj që shumë shpejt del rezultati. Familja nuk e fajëson Rinën edhe ne nuk e kemi fajësu kërkon se nuk e dimë çka ka ndodh, absolut është e pa vërtetë.

Edhe sipas neve momentalisht Rina është pjesë e familjes tonë përderisa nuk ka diçka konkrete ajo ka me mete gjithmonë qashtu”, tha ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania