Sherr për modelin e flokëve? Shqiptari i ngul gërshërën berberit indian në Itali

Jil
Jil
1 Min Read

Itali- Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në një berberhane në lagjen Centocelle të Romës, ku një debat për motive të lehta ka përfunduar në tentativë vrasjeje. Një 29-vjeçar shqiptar ka plagosur rëndë me gërshërë në qafë një punonjës berberhaneje, 24-vjeç me origjinë indiane.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Filippo Parlatore”, ku pas një konflikti verbal, autori, i cili ka precedent penal, ka rrëmbyer një palë gërshërë dhe ka qëlluar viktimën. I plagosuri u transportua në gjendje të rënduar në spitalin “Umberto I”, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori u largua nga vendngjarja në këmbë, por u identifikua përmes kamerave të sigurisë dhe dëshmive të pranishmëve. Ai u arrestua mëngjesin e ditës pas ngjarjes, në një park në zonën Tor Sapienza.

Sipas hetimeve, 29-vjeçari ishte në kërkim për shkelje të masës së arrestit shtëpiak, të caktuar më parë për vepra të tilla si trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe rezistencë ndaj policisë , raportoi Sinjali. Ai ndodhet tashmë në burgun Rebibbia dhe pritet të dalë para gjykatës në ditët në vijim, nën akuzën për tentativë vrasjeje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania