Plagosja në Vorë/ 40-vjeçari inskenoi atentat ndaj vetes

Jil
Jil
3 Min Read

Policia ka zbardhur ngjarjen ku ditën e djeshme mbeti i plagosur një 40-vjeçar në Vorë.

Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu, 40-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht në banesë me armën e zjarrit që posedonte pa leje dhe më pas shtiu disa herë që të inskenonte një atentat ndaj tij.

I arrestuari rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për krime kundër pronës.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 43-vjeçar për moskallëzim krimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, në fshatin Marikaj. U vetëplagos aksidentalisht në banesë, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje, dhe më pas shtiu disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij, vihet në pranga 40-vjeçari. I arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për krime kundër pronës. Vihet në pranga dhe një 43-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Vorë, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes me armë zjarri të një shtetasi, i cili ishte paraqitur në spital, për ndihmë mjekësore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve për rastin, u arrestuan shtetasit: E. A.(M.), 40 vjeç (shtetasi i dëmtuar) dhe S. K., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Marikaj.

Nga hetimet dyshohet se 40-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në banesë, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje dhe më pas ka shtënë disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij. Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka hequr DVR-në e një kamere të sigurisë pranë banesës së tij. Shtetasi S. K. e ka transportuar 40-vjeçarin në spital dhe gjatë veprimeve procedurale nga Policia, nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes. 40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Arma e zjarrit u gjet në banesën e këtij shtetasi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës material”, njofton Policia.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania