
uk do të jetë Flamengo, klubi që do t’i japë Cristiano Ronaldos mundësinë për të luajtur në Botërorin e ardhshëm për Klube. Pas ndarjes nga Al Nassr, po bëhet gjithnjë e më e qartë se qëllimi i yllit portugez është të firmosë me një klub që do të marrë pjesë në kompeticionin e organizuar nga FIFA, në të cilin do të jetë i pranishëm edhe rivali i tij i përjetshëm, Leo Messi, me Inter Miami.
Drejtori ekzekutiv i Flamengos, José Boto, sqaroi pozicionin e klubit të tij lidhur me këtë mundësi që po përflitej: “T’i bëjmë kontratë Ronaldos për një muaj? Ideja ime dhe ajo e trajnerit (Filipe Luís) është tjetër, sepse kemi objektiva shumë të qarta, si fitimi i kampionatit, përpjekja për të fituar ‘Libertadores’, ‘Copa do Brasil’, për të fituar gjithçka, nëse është e mundur.
Nuk e shohim me sy të mirë ardhjen e një lojtari, qoftë ai Cristiano (Ronaldo) apo kushdo tjetër, vetëm për të luajtur në Botërorin e Klubeve. Nuk besojmë se kjo ka ndonjë ndikim pozitiv në grup.
Do përpiqemi të përforcohemi në këtë merkato për Botërorin e Klubeve, por objektivi kryesor është të marrim lojtarë edhe për pjesën tjetër të sezonit. Pra, jo vetëm për Botërorin e Klubeve. Duke qenë një kompeticion i ri, askush nuk e di se si do të reagojnë skuadrat dhe, nga këndvështrimi ynë sportiv, nuk e shohim këtë ide si pozitive, pasi mund të jetë investim që rrezikon pjesën tjetër të sezonit”.