
lbasan, 2 qershor 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një automjet shfaqet duke kryer një parakalim të rrezikshëm në kushte me fushëpamje të kufizuar, si dhe duke injoruar sinjalin ndalues të semaforit në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”.
Pas verifikimeve, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e mjetit, shtetasin A. L., ndaj të cilit është vendosur një masë administrative në vlerën 35 000 lekë të rinj. Masa është vendosur në bazë të pikave 16 dhe 10 të nenit 146, pikës 3 të nenit 144, dhe pikës 5 të nenit 198 të Kodit Rrugor.
Policia e Elbasanit ka përsëritur thirrjen për qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112 apo përmes Komisariatit Dixhital, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme dhe konform ligjit për rritjen e sigurisë rrugore.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet 1 automjet i cili kryen parakalim të gabuar në kushtet e fushëpamjes së kufizuar dhe vazhdon lëvizjen ndonëse sinjali i semaforit i’a ndalon këtë lëvizje, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, ju informojmë se:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e automjetit shtetasin, A. L., dhe kanë vendosur ndaj tij, masën administrative 35 000 lekë të rinj, bazuar në pikat 16 dhe 10 të nenit 146, në pikën 3 të nenit 144 dhe në pikën 5 të nenit 198 të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.