Kanoset nga dy gra prokurorja në Sarandë. I ndalon policia

Jil
Jil
2 Min Read

Një prokurore në Sarandë, emri i të cilës nuk bëhet i ditur është kanosur ditën e sotme në zyrën e saj. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës, kur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, janë paraqitur dy shtetase të cilat ka kërkuar takim me Prokuroren.

Të dyshuarat, identitetet e të cilave ende nuk bëhen të ditura, janë të afërme të viktimës, një e mitur, të një vepre penale, ndodhur ditët e fundit në Sarandë, ku për autorin e së cilës Prokurorja kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi“.

Të dyshuarat, të cilat nuk kanë qenë dakord me këtë masë sigurie kanë fyer dhe kanosur sot prokuroren e gatshme që ka dhënë masën, brenda mjediseve të institucionit.

Të njoftuar për ngjarjen, efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë janë ndodhur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të dyshuarat, nga të cilat janë marrë dëshmitë.

Për shkak të konfliktit të interesit, hetimet lidhur me ngjarjen do të vijojnë nga Prokuroria e Gjirokastrës për veprën penale “kanosja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal. Të njëjtat burime bëjnë me dije se si provë kryesore do të shërbejnë pamjet filmike të Prokurorisë së Sarandës, të cilat tashmë janë sekuestruar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania