
Jobe Bellingham, pritet të vazhdojë karrierën në Gjermani. Ashtu si vëllai i tij, Jude Bellingham, në të kaluarën edhe Jobe mund të veshë fanellën e Borussia Dortmund.
Sipas asaj që raportohet nga Anglia, klubi gjerman ka arritur akordin personal me lojtarin, për një kontratë pesëvjeçare.
Gjithçka duket në rrugë të mbarë, ndërsa duhet arritur marrëveshja me Sunderland, klub që sezonin e ri do të luajë në Premier League.
Jobe Bellingham ishte lojtar i rëndësishëm te Sunderland në sezonin e fundit, ku si mesfushor, u aktivizua në 43 ndeshje dhe shënoi katër gola, ndërsa dhuroi edhe tre asiste.
E ardhmja e tij pritet të jetë në Bundesligë dhe ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për lëvizjen që do të vijë nga Borussia Dortmund.
/tvklan.al