E qëlloi pas konfliktit për qenin – vetëdorëzohet në Polici autori i plagosjes së çiftit në Gos, Kavajë

Jil
Jil
1 Min Read

Kavajë- Shpëtim Osma, autori i plagosjes me armë zjarri të çiftit Sami dhe Nadire Disha në fshatin Gos të Kavajës, është vetëdorëzuar në Polici pas disa orësh kërkimi nga uniformat blu.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 të paradites së sotme, pas një konflikti për qenin e autorit, i cili sipas burimeve paraprake kishte hyrë në oborrin e fqinjëve. Debati verbal mes palëve ka agravuar deri në përdorimin e armës, ku Shpëtim Osma qëlloi me pistoletë në drejtim të fqinjëve të tij, duke plagosur çiftin Disha. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, rrethuan zonën dhe nisën kërkimet për kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë lokale shkuan edhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Pas disa orësh, autori është vetëdorëzuar në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania