
Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë.
Ndërkohë mësohet se Shpëtim Osma që qëlloi me armë zjarri mbi fqinjin e tij Sami Disha dhe gruan e tij Nadire Disha, për arsye që ende nuk dihen është vetë dorëzuar në policinë e shtetit.
Mësohet se ai ka shkuar vetë në stacionin e policisë në Rrogozhinë.
\Nga të shtënat me armë, Samiu ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërkohë që Nadirja është plagosur në bark.