
Policia ka goditur një tjetër rast të kontrabandës në pikën kufitare të Qafë Thanës, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së riskut për parandalimin e paligjshmërive.
Në pranga ka rënë E. Q., 38 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap në tentativë për të futur naftë kontrabandë në territorin shqiptar. Arrestimi u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, pas përfundimit të veprimeve procedurale.
Lënda e dyshuar si naftë kontrabandë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj 38-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme hetimore. Kontrollet do të vijojnë me intensitet për të goditur çdo tentativë të shkeljes së ligjit në pikat kufitare.