Qëlloi fqinjët për qenin, gjendet e fshehur në mur arma e krimit

Jil
Jil
1 Min Read

Rrogozhinë- Policia ka zbuluar armën e zjarrit me të cilën u plagosën burrë e grua në fshatin Gosë të Rrogozhinës më 6 qershor, pas një konflikti për motive të dobëta mes fqinjëve. Arma e dyshuar, një pistoletë, u gjet e fshehur në një mur, dhe u sekuestrua si provë materiale.

Autori i dyshuar, Shpëtim Osma, 56 vjeç, u arrestua në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, nën akuzën e plagosjes së dy fqinjëve të tij, S.D. dhe N.D., me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një debati që nisi për bagëtitë dhe agravoi për shkak të qenit të familjes Disha, të cilin Osma pretendonte se e shqetësonte.

Pas të shtënave, Osma u largua nga vendngjarja, por më pas u vetëdorëzua në polici. Fatmirësisht, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, duke ngritur shqetësime për përshkallëzimin e dhunës për konflikte të vogla mes fqinjëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania