
Një tjetër aksident në vendin e punës i ka marrë jetën një 38-vjeçari shqiptar në Itali.
Viktima, banues prej kohësh në Castel Bolognese, po punonte në një arë të një ferme bujqësore mes Solarolo-s dhe Castel Bolognese-s.
EMRI/ Arrestohet 48-vjeçari shqiptar, drejtori “fantazmë” i trafikimit të drogës në jug të Italisë! Rreth orës 18:00, familjarët e tij, të shqetësuar sepse nuk kishin kontaktuar me të, shkuan ta kërkonin në vendin e punës.
Fatkeqësisht, e gjetën të vdekur.
Dinamika e aksidentit është ende për t’u sqaruar, por sipas hipotezave të para, burri mund të jetë shkelur për vdekje nga një traktor.
Dyshohet se është shtypur nga pirunët e mjetit ngritës.
Ndihma e shpejtë 118 mbërriti në vendin e ngjarjes, por për fat të keq mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar, vdekja u konstatua në vend.
Në vendngjarje ndodheshin edhe inspektorët e sigurisë në punë dhe karabinierët, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Trupi i pajetë është vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, ndërsa traktori është sekuestruar për hetime të mëtejshme.