
Tiranë – Kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti u paraqit së bashku me trajnerin Sylvinho, si zakonisht në konferencë për shtyp, para ndeshjes së nesërme ndaj Serbisë.
Ndër pyetjet që iu drejtuan kapitenit të kuqezinjve, nuk mungoi edhe një provokim i një gazetari serb…
Pyetja: “Bashkëshortja juaj është nga Serbia, si ndjehet ajo në këto situata?
Përgjigjja e kapitenit Berat Gjimshiti, ishte plot edukate, kulture dhe e sdrejtpërdrejtë: “Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private, jam për futboll dhe këto çështje janë të futbollit, jo personale të Gjimshitit, kështu që e lëmë me futboll”.