
NORVEGJI – Norvegjia ka arritur një fitore të pastër ndaj Italisë me rezultatin 3-0 në kualifikueset për Kampionatin Botëror 2026. Norvegjia ndaj Italisë dominoi që nga fillimi, duke shënuar të tre golat në pjesën e parë.
Alexander Sorloth hapi serinë e golave në minutën e 14-të me asistim të Antonio Nusa. Vetë Nusa shënoi golin e dytë në minutën e 34-të, duke i treguar italianëve që nuk do ta kenë të lehtë. Kapiteni Martin Odegaard asistoi për Erling Haaland, që e vulosi rezultatin me golin e tretë në minutën e 42-të.
Norvegjia luajti me shumë siguri dhe kreativitet edhe në pjesën e dytë, duke mos i dhënë asnjë shans Italisë për t’u rikthyer. Kjo ishte ndeshja e parë e Italisë në këto kualifikime, ndërsa Norvegjia ka zhvilluar tri dhe me tri fitore e nëntë pikë është kryesuese e grupit.