Tjetër dramë brenda pak orësh në Korçë! Një 20-vjeçar i jep fund jetës

Jil
Jil
1 Min Read

Qarku i Korçës është tronditur nga dy ngjarje të rënda që ndodhën brenda pak orësh, ku dy persona i kanë dhënë fund jetës në rrethana të paqarta.

Ngjarja më e fundit është regjistruar në fshatin Rrëmenj të Pogradecit, ku një 20-vjeçar është vetëvarur. Sipas informacioneve paraprake, janë familjarët ata që kanë njoftuar policinë pasi e gjetën të riun pa shenja jete.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konfirmuar lajmin, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave.

Vetëm pak orë më herët, një tjetër rast i ngjashëm u raportua në fshatin Sovjan të Maliqit, ku një 37-vjeçar u gjet i vetëvarur në banesën e tij.

Sipas familjarëve, viktima nuk kishte pasur konflikte dhe nuk kishte dhënë shenja shqetësimi, çka e bën të paqartë shkakun që e çoi drejt këtij akti tragjik.

Autoritetet janë duke kryer hetimet për të sqaruar motivet e këtyre dy ngjarjeve të rënda, që kanë shkaktuar trishtim dhe shqetësim në komunitetet përkatëse.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania