Policia nxjerr tifozin nga stadiumi për bluzën me mbishkrimin “UÇK”, reagimi i Berishës: Kjo nuk ndodh as në Beograd

Jil
Jil
2 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një tifoz që nxirret nga stadiumi nga forcat e policisë shqiptare. Sipas Berishës, i riu është ndaluar vetëm sepse mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “UÇK”.

Në një postim të publikuar sot në Facebook, Berisha e ka quajtur këtë veprim si një akt të shëmtuar dhe antidemokratik, duke e krahasuar situatën me Beogradin dhe duke e akuzuar qeverinë shqiptare për veprime që, sipas tij, bien ndesh me interesin kombëtar.

“As në Beograd nuk ndodh! E nxjerrin tifozin nga stadiumi se kishte një bluzë me stampë të UÇK! Dënoj me neveri një akt të tillë të shëmtuar antidemokratik prej vasali të Edi Ramës dhe narko-regjimit të tij!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

Ish-kryeministri ka ndarë gjithashtu një mesazh që thotë se i është dërguar nga vetë tifozi, i cili pretendon se është nxjerrë nga stadiumi në mes të Tiranës, vetëm për shkak të bluzës që kishte veshur. Ai thekson se kjo ka ndodhur “jo në ndonjë vend të huaj, por në zemër të Shqipërisë”.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale dhe ka ngjallur debate mbi lirinë e shprehjes dhe simbolikën kombëtare në vendin tonë. Deri tani, nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit lidhur me incidentin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania