
Kapshticë- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, ka goditur një rast të rëndë abuzimi me detyrën në Pikën Kufitare të Kapshticës, duke arrestuar pesë persona, përfshirë katër efektivë policie dhe një shtetas të dyshuar si trafikant droge.
Të arrestuarit janë:
Valmir Balliu, banues në Vërdovë, Pogradec
N/Komisar Ylli Dushku, përgjegjës turni në PKK Kapshticë
Inspektor Franc Bylyku, specialist/kontrollor në PKK Kapshticë
Inspektor Lirim Hymetllari, trupë shërbimi në PKK Kapshticë
Inspektor Denion Myteberi, trupë shërbimi/kontrollor në vijën e dytë në PKK Kapshticë
Nga hetimet e AMP-së dhe provat e mbledhura në rrugë operative, rezulton se punonjësit e policisë kanë lejuar që shtetasi Valmir Balliu të kalonte kufirin pa kontrolluar automjetin e tij, në të cilin më pas u gjetën 6.134 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë.
Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu:
5 telefona celularë
256 fishekë (pistoletë TT)
20 fishekë arme gjahu (model 12)
1 automjet
Inspektori Denion Myteberi dyshohet gjithashtu për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve shpërthyese dhe municioneve”.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.