
Tiranë- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT ka nisur një operacion në jug të vendit. Ky aksion vjen në nisje të sezonit turistik për të shembur ndërtimet pa leje përgjatë vijës bregdetare. Raportohet se fadromat dhe makineritë e rënda janë parë në disa zona turistike, duke ndërhyrë në struktura që sipas autoriteteve janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Por kjo ndërhyrje ka shkaktuar shqetësim tek pushuesit dhe operatorët turistikë. Në këto ditë që pushuesit kanë vendosur të relaksohen në preg të detit janë duke u përballur me zhurma dhe pluhurin që sjellin shembjet. Bizneset janë ankuar këto ndërhyrje duhet të ishin kryer më herët, para se të niste sezoni, për të shmangur ndikimin negativ në turizëm.