
KOSOVË- Eskorta e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është sulmuar ditën e sotme me vezë në Skenderaj. Menjëherë pas kësaj ngjarje ka reaguar asamblisti i LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani. Ai ka shkruar se pas sulmeve me vezë është Sami Lushtaku.
“Lajmi i sotëm është përurimi i çerdhes në Skenderaj dhe punët e mira që po bën qeveria. 3.2 milionë të investuara nga Qeveria e Kosovës në Skenderaj vetëm gjatë këtij mandati. Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skanderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në.
Mediat që po më shkruajnë i inkurajoj të merren me punët e mira të Qeverisë dhe të mos merren me ata që po duan gjithsesi të prodhojnë lajme të këqija për Skenderajn. Barutin e kanë lagur. Ide për zhvillimin e qytetit nuk kanë. Pronat për të vjedhur ju kanë harxhuar, po duan të fitojnë vëmendje me skandale”, tha ai.